Futboll ndërkombëtar

U tallën me të në fillim të Botërorit, por parashikimi i Eto’o për Marokun afër realitetit

U tallën me të në fillim të Botërorit, por parashikimi i Eto’o për Marokun afër realitetit

Në nisjen e këtij Botërori të Katarit kishte një parashikim të çmendur nga ana e Eto’o Ky i fundit parashikoi një finale mes Marokut dhe Kamerunit. Për këtë të fundit, gjithçka mund të falet duke ditur se Eto vjen nga ky vend dhe postin që mban, si presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, duke

Besnik Batusha

Në nisjen e këtij Botërori të Katarit kishte një parashikim të çmendur nga ana e Eto’o

Ky i fundit parashikoi një finale mes Marokut dhe Kamerunit.

Për këtë të fundit, gjithçka mund të falet duke ditur se Eto vjen nga ky vend dhe postin që mban, si presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, duke qenë pjesë e detyrës së tij për të rritur entuziazmin.

Por nga ana tjetër, Maroku, një ekip i parashikuar se do të arrinte në finale, ishte një gjetje brilante.

Eto do të shprehej se Maroku do të kalonte Spanjën, Portugalinë dhe Francën në rrugën drejt finales. Për ta përmbushur deri në fund këtë fantazi të shfrenuar, Maroku duhet të kalojë edhe kampionët e botës.

“Mendoj se Kameruni do të mundë Marokun në finale. Maroku do të eliminojë Spanjën në fazën e 16-të, pastaj Portugalinë dhe Francën në gjysmëfinale. Sa për ne, do të jemi më mirë se Belgjika në çerekfinale dhe Senegali në gjysmëfinale. Kameruni del i pari në grupin me Brazilin, Serbinë dhe Zvicrën”, u shpreh para nisjes së Botërorit, Eto’o.

Eto’oKatar 2022Maroku

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions