Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    U tërhoq shorti për raundin e parë të kualifikimeve për EURO 2024, Kosova në grup me Spanjën
    Ballina-1

    U tërhoq shorti për raundin e parë të kualifikimeve për EURO 2024, Kosova në grup me Spanjën

    03/05/2024 15:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    ????????????????????????????????????

    Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024/2025 për Kombëtaret U-17  dhe U-19.

    Në 14 grupet sa janë ndarë ekipet kombëtare U-17, shorti i së premtes e ka vendosur Kombëtaren e Kosovës në grupin e 4-t, bashkë me Belgjikën, Ukrainën dhe Kazakistanin.

    Me datën 6 maj, do të vendoset për nikoqirin e turneut kualifikues të këtij grupi, derisa siç është e ditur tashmë, Evropiani 2025 me tetë ekipet finaliste do të zhvillohet në Shqipëri.

    Po ashtu sot u tërhoq edhe shorti i raundit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024/25 për Kombëtaren U-19, i cili ka përcaktuar 13 grupet që do të fillojnë rrugëtimin drejt turneut final me tetë ekipe, që do të mbahet në Rumani në verën e vitit 2025.

    Kombëtarja e Kosovës e grup moshës U19 tashmë i përket grupit të 10-të, pjesë e të cilit janë edhe Spanja, Austria dhe Ishujt Faroe.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.