Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    U tha se po e pëlqen Real Madridi, trajneri i Mallorcas flet për të ardhmen e Muriqit
    Ballina-2

    U tha se po e pëlqen Real Madridi, trajneri i Mallorcas flet për të ardhmen e Muriqit

    21/12/2022 14:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Para një jave, mediat spanjolle dhe ato italiane spekuluan për një interesim eventual të Real Madridit për Vedat Muriqin.

    Sulmuesi kosovar u pa si një zëvendësues i denjë i Karim Benzeman duke e parë formën e lartë që po e shfaq me Mallorcan këtë sezon, por edhe në këtë vit në përgjithësi.

    Klubi ishullor ia ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës përfaqësuesit kosovar prej 40 milionë eurosh, por mund ta shesë atë me 20 milionë.

    E për të folur për të ardhmen e “Piratit” është marrë trajneri i tij, Javier Agierre.

    Ai ka lënë gjithçka hapur sa i përket së ardhmes së ish-futbollistit të Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios.

    “Muriqi? Për momentin nuk kam biseduar me drejtorët sportivë, me të cilët flas shpesh. Mund ta them se nuk kemi diskutuar për ardhjet apo largimet eventuale. I kemi ato që duhet t’i kemi, nga dy lojtarë në secilën pozitë. Për momentin nuk kemi marrë në konsideratë asgjë, por e pranoj se deri më 31 janar mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi trajneri i Mallorcas, shkruan “Gazeta Express”.

    Muriqi ndihet mjaft i lumtur në Mallorca, me të cilën ka nënshkruar kontratë afatgjate.

    Por, nëse arrijnë oferta nga klubet e mëdha, nuk përjashtohet mundësia që 28 vjeçari të larohet nga klubi aktual qysh në janar.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.