Futboll ndërkombëtar

U zëvendësua pasi këndoi himnin, portieri maroken shpjegon arsyet

U zëvendësua pasi këndoi himnin, portieri maroken shpjegon arsyet

Çudia më e madhe e këtij Botërori ishte padyshim ajo e portierit maroken Bono, i cili zbriti në fushë si titullar, këndoi edhe himnin, por u zëvendësua vetëm pak sekonda para startit të ndeshjes. Pas ndeshjes ishte vetë portieri i Sevillas, që zbuloi shkakun e zëvendësimit të befasishëm, teksa tha se nuk arriti të ndjekë

Besnik Batusha

Çudia më e madhe e këtij Botërori ishte padyshim ajo e portierit maroken Bono, i cili zbriti në fushë si titullar, këndoi edhe himnin, por u zëvendësua vetëm pak sekonda para startit të ndeshjes.

Pas ndeshjes ishte vetë portieri i Sevillas, që zbuloi shkakun e zëvendësimit të befasishëm, teksa tha se nuk arriti të ndjekë takimin, pasi shkoi menjëherë në spital, për t’u kujdesur për shëndetin e tij.

“Isha në dyshim dhe mjekët bënë gjithçka që të qëndroja në fushë. Mora disa ilaçe para ndeshjes, por gjatë himnit kisha marrje mendsh dhe kërkova zëvendësimin. Mendova se ishte më mirë të mos e nisja takimin, sesa të digjja një zëvendësim. Ndeshjen nuk e pashë, pasi shkova menjëherë në spital, por jam shumë i lumtur me fitoren dhe do të festoj me shokët e mi”, deklaroi portieri maroken.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions