Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA dënon prapë Shqipërinë, një muaj pas përfundimit të Evropianit
    Ballina-1

    UEFA dënon prapë Shqipërinë, një muaj pas përfundimit të Evropianit

    24/07/2024 19:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kur është mbushur fiks një muaj nga ndeshja e fundit e luajtur nga Shqipëria në Euro 2024, UEFA ka vendosur të japë një vendim disiplinor kundër Federatës Shqiptare për shkak të sjelljes së tifozëve.

    Nëpërmjet një njoftimi, UEFA ka bërë të ditur se ka marrë një vendim ndaj Shqipërisë për shkak të ngjarjeve në ndeshjet Kroaci-Shqipëri dhe Shqipëri-Spanjë në Euro 2024, ku objektiv i hetimit ishte sjellja “raciste/ diskriminuese” e tifozëve shqiptarë.

    “Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të gjobitë FSHF 30 mijë euro dhe të ndalojë Federatën nga shitja e biletave për ndeshjen e saj të radhës në kompeticionet e UEFA-s si udhëtuese, për sjellje raciste dhe diskriminuese të mbështetësve të saj. Dënimi në fjalë për shitjen e biletave do të jetë i pezulluar në një periudhë prove prej dy vitesh”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s.

    Me pak fjalë, FSHF duhet të paguajë gjobën, ndërsa dënimi i pezullimit të shitjes së biletave ndaj tifozëve shqiptare në një ndeshje jashtë fushe, do të hyjë në fuqi vetëm nëse në dy vitet e ardhshme do të evidentohen incidente të ngjashme.

    UEFA ka dhënë sot dënime të ngjashme edhe për Hungarinë, Austrinë, Slloveninë, Rumaninë, Kroacinë dhe Serbinë.

    TË LIDHURA

    Zvicra me lojtarë të konfirmuar ndaj Kosovës, Xhaka e Jashari në qendër

    28/08/2025 15:02

    Man United turpërohet nga skuadra që luan në ligën e katërt angleze – eliminohet nga Carabao Cup

    27/08/2025 23:27

    Benfica eliminon Fenerbahcen, Copenhagen dhe Clube Brruge kalojnë tutje – kompletohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve

    27/08/2025 23:22

    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva

    27/08/2025 23:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.