Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA dënon Qipron me 10 mijë euro për panon “Kosova është Serbi”
    Ballina-1

    UEFA dënon Qipron me 10 mijë euro për panon “Kosova është Serbi”

    04/12/2024 18:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Qipros është dënuar me 10 mijë euro për shfaqjen e panos “Kosova është Serbi” nga huliganët qipriotë në ndeshjen Qipro – Kosova e luajtur më 9 shtator në Ligën e Kombeve.

    Mediumet në Rumani e kanë cilësuar si gjobë të lehtë nga UEFA. “UEFA nuk ishte aq drastike me Federatën e Futbollit të Qipros, të cilën e gjobiti me vetëm 10 mijë euro pasi tifozët qipriotë shfaqën në pjesën e parë të ndeshjes Qipro – Kosova dy pankarta me mesazhet “Kosova është Serbi” dhe “Qiproja është Greqi”, shkruan “Fanatik”

    Kosova e fitoi ndeshjes 4:0 në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Në mesin e pjesës së parë ndeshja u ndërpre për disa minuta, kur në tribuna u shfaq panoja “Kosova është Serbi”. Vetëm pas largimit të saj ndeshja ka vazhduar.

    Panoja u largua pas ndërhyrjes së policisë.

    Nga dënimi nuk ka shpëtuar as Federata e Futbollit e Rumanisë. Federata rumune u dënua me 7500 euro për ndezje të fishekzjarrëve nga shikuesit e Rumanisë.

    “Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos Federatës së Futbollit të Rumanisë për edicionin e Ligës së Kombeve për incidente të shkaktuara nga shikuesit. Sanksioni është më i vogël tash, por e çon në 271 mijë euro shumën e dënimeve që Federata obligohet t’i paguaj për vitin 2024”, shkruan “Fanatik”.

    Federata e Futbollit e Rumanisë me 55.500 euro u dënua për ndeshjen Rumani – Lituani dhe 128 mijë euro për ndeshjes Rumani – Kosovë.

    TË LIDHURA

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.