Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA e freskon renditjen e ligave nacionale, nuk ndryshon pozita e Kosovës
    Ballina-1

    UEFA e freskon renditjen e ligave nacionale, nuk ndryshon pozita e Kosovës

    20/04/2023 16:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA e ka freskuar renditjen e 55 ligave evropiane, të cilat janë nën ombrellën e saj.

    Në ranglistën e re nuk pati ndonjë ndryshim, ndërsa Superliga e Kosovës vazhdon ta mbajë pozitën e 33-të me 11.041 pikë, përpara Lihtenshtajnit dhe prapa Moldavisë.

    Liga elitare kosovare e ka arritur këtë pozitë mbi të gjitha pas sukseseve që i pati Ballkani në garat evropiane.

    Ndërkaq, Superiorja shqiptare është e 49-ta me 6.250 pikë, përpara Uellsit dhe prapa Islandës.

    Listës vazhdon t’i prijë Premierliga, e cila konsiderohet si liga më e fortë në Evropë, e përcjellë nga La Liga spanjolle dhe nga Bundesliga gjermane.

    E Serie A italiane, që është e katërta, i është afruar shumë Bundesligës, mbi të gjitha pas kualifikimit të Milanit dhe Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

    Madje, kampionati italian mund ta kalojë shpejtë atë gjerman, varësisht nga rezultatet e sontme të Juventusit, Romës dhe Fiorentinës në Ligën e Evropën dhe në Ligën e Konferencës.

    Renditja e ligave evropiane

    1. Anglia 107.284 pikë

    2. Spanja 91.712

    3. Gjermania 81.981

    4. Italia 79.069

    5. Franca 61.164

    6. Holanda 59.300

    7. Portugalia 56.049

    8. Belgjika 42.200

    9. Skocia 36.400

    10. Austria 34.000

    —————————

    33. Kosova 11.041

    49. Shqipëria 6.250

    TË LIDHURA

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.