Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA e fut Genc Nuzën në listën e gjyqtarëve premtues për 2023/24
    Ballina-2

    UEFA e fut Genc Nuzën në listën e gjyqtarëve premtues për 2023/24

    11/07/2023 13:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbolli kosovar shënon një tjetër arritje në sektorin e ndarjes së drejtësisë. Është gjyqtari Genc Nuza, i cili është përfshirë nga UEFA në programin “Mentor&Talent” për edicionin 2023/2024.

    Njëri nga gjyqtarët më të dalluar në vitet e fundit në Kosovë, i cili me sukses ka ndarë drejtësinë edhe në ndeshjet ndërkombëtare, ka hyrë në programin e 20 gjyqtarëve më premtues të UEFA-së. Ai do ta ketë mentor ish-gjyqtarin e njohur të FIFA-s, belgun Frank De Bleeckere.

    Ky program do të fillojë më 29 gusht. Nuza është shprehur i nderuar për përfshirjen në këtë program, e veçmas për faktin se për mentor do ta ketë një ish-gjyqtar me renome botërore.

    “Jam tejet i lumtur që jam i zgjedhur nga UEFA si gjyqtar premtues për të ardhmen dhe që do ta kem një mentor siç është Franck De Bleeckere, i cili ka qenë gjyqtar në Kampionate botërore e evropiane. Shpresoj ta ngrisë nivelin e referimit tim edhe më shumë gjatë këtij programi me ndihmën e mentorit tim”, theksoi Genc Nuza, i cili ndodhet në Maltë, ku po ndan drejtësinë në Kampionatin Evropian për grupmoshën U19.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.