Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA heq dyshimet, insiston se finalja e Championsit do të luhet në Stamboll
    Ballina-1

    UEFA heq dyshimet, insiston se finalja e Championsit do të luhet në Stamboll

    12/05/2023 16:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA ka këmbëngulur të premten se finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në Stamboll, duke iu kundërpërgjigjur raportit të një mediumi britanik, i cili pretendonte se Shtëpia Evropiane e futbollit e ka eksploruar Lisbonën si një opsion gatishmërie nëse ka trazira në Turqi pas zgjedhjeve të kësaj fundjave. Presidenti turk Rexhep, Tayip Erdogan, është në një garë të ngushtë për të zgjatur kontrollin e tij 20-vjeçar në pushtet. Ai po kërkon një mandat të tretë në zgjedhjet e së dielës.

    E përditshmja “Daily Mail” me bazë në Londër pretendoi se UEFA bëri një “qasje joformale” ndaj Federatës së Futbollit të Portugalisë në rast se ndonjë trazirë pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi, e vendos Stambollin në dyshim për të pritur finalen e caktuar të zhvillohet më datën 10 qershor.

    “UEFA nuk ka diskutime me asnjë institucion politik, qeveri apo shoqatë kombëtare të futbollit”, tha UEFA nëpërmjet një deklaratë duke iu përgjigjur atyre që i quajti “disa raportime të pasakta dhe të pabaza të mediave”.

    Po ashtu, në njoftim, UEFA ka insistuar se as që ka menduar ndonjëherë ta ndërrojë destinacionin e finales të garës kryesore të saj. Sipas UEFA-s, Stambolli është dhe mbetet mikpritësi i finales së këtij sezonit të Championsit.

    Stadiumi olimpik “Ataturk” në Stamboll ishte planifikuar të priste finalen e Ligës së Kampionëve në dy raste, në vitin 2020 dhe në vitin 2021 derisa rregullat shëndetësore gjatë pandemisë së koronavirusit e detyruan UEFA-n të bënte zgjidhje emergjente në momentet e fundit.

    Në të dyja këto raste, Federata portugeze dhe Qeveria e Portugalisë ndërhynë për ta marrë organizimin e finaleve, të cilat u mbajtën në “Estadio do Dragao”.

    Në fakt, Lisbona organizoi një mini-turne të vonshëm të Championsit me tetë ekipe për fazën nokaut, duke përfshirë edhe finalen që u mbajt pa praninë e tifozëve, në muajin gusht të vitit 2020. Në maj të vitit 2021, në ndeshjen finale mes skuadrave të Anglisë, Chelseat dhe Manchester Cityt ishin të pranishëm 14 mijë tifozë në stadium. Triumfoi skuadra e Chelseat me fitoren minimale 1:0 ndaj Cityt.

    E Manchester City mund të rikthehet në finale të Championsit këtë sezon, pasi tashmë është në fazën gjysmëfinale. Kampioni në fuqi i Anglisë, të mërkurën e ardhshme e pret në “Etihad Stadium” Real Madridin në ndeshjen e kthimit. Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1.

    Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër po përballen skuadrat nga Serie A, Interi dhe Milani. Duelin e parë, të luajtur të mërkurën mbrëma, e fitoi skuadra e Interit me rezultatin 2:0.

    Real Madridi është kampion në fuqi i Evropës dhe këtë sezon po kërkon të vendosë rekord tjetër në Champions, duke e fituar trofeun e 15-të.

    TË LIDHURA

    Ismet Munishi e “palon” Amir Rrahmanin në lidhje me gazetarët e sportit në Kosovë

    25/06/2025 09:05

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.