Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA “kërcënon” ministrin italian të sportit
    Ballina-1

    UEFA “kërcënon” ministrin italian të sportit

    09/07/2024 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubet e Serie A rrezikojnë të përjashtohen nga kompeticionet Europiane, një kërcënim real ky për Interin, Milanin, Juventusin, por edhe Bolonjën, Atalantën, Romën, Lazion e Fiorentinën që mund të përballen me një vendim përjashtues nga UEFA.

    Gjithçka ka të bëjë me projekt-ligjin e ri që pritet të miratohet në Itali, me presidentin e organizmit europian, Aleksandër Ceferin që ka kërcënuar haptazi ministrin italian të sportit Andrea Abodi gjatë takimit në Olympiastadion të Berlinit mes Italisë dhe Zvicrës.

    “Nëse teksti qëndron kështu, do të duhet të përjashtojmë skuadrat italiane nga kompeticionet Europiane” i është drejtuar Ceferin përfaqësuesit të ekzekutivit italian.

    Ligji në fjalë ka të bëjë me një ndryshim në dekretin italian për Sportin, në tekstin e tij parashikohej një autonomi totale e Ligës Italiane të Futbollit nga Federata Italiane e Futbollit.

    Një dokument që do të siguronte një autonomi statutore, organizative dhe legjislative, duke ju garantuar klubeve të Serie A që të kenë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të Federatës dhe mundësinë për të apeluar kundër drejtësisë sportive në një gjykatë të drejtësisë së zakonshme, në Gjykatën Administrative të Lazios.

    Ceferin ka qenë shumë i qartë në lidhje me këtë temë më ministrin italian, duke e konsideruar të papranueshëm këtë propozim, duke shtuar se nëse ky amendament do të aprovohej në dhomën e deputetëve, skuadrat italiane do të përjashtoheshin menjëherë nga kompeticionet europiane.

    Ministri Italian i Sportit, Abodi, ka garantuar kreun e UEFA-s anulimin e amendamentit duke i thënë “teksti nuk ekziston më”, por në fakt mediat italiane se këmbëngulin se nuk ka ndryshuar asgjë. Qeveria ka siguruar se teksti është riformuluar dhe nuk ka mospërputhje me rregullat e organizmit europian të futbollit, por ende asgjë nuk është e qartë.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.