Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA ‘masakron’ Rumaninë me gjoba, por ia jep fitoren në tavolinë 3:0 ndaj Kosovës
    Ballina-1

    UEFA ‘masakron’ Rumaninë me gjoba, por ia jep fitoren në tavolinë 3:0 ndaj Kosovës

    20/11/2024 17:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA i ka dhënë një gjobë shumë të madhe Rumanisë duke ia bërë me dije se tifozët e saj por edhe sjellja e zyrtarëve të Federatës karshi Kosovës ka qenë raciste.

    Pasojat e vetme që Kosova i mori në këtë rast është rezultati, gjë të cilën që në fillim zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës e kanë deklaruar se nuk e kanë primare.

    “Rezultati nuk do të jetë në planë të parë, për ne është e rëndësishme ta ruajmë indentitetin e shtetit tonë dhe nuk do të lejojmë në asnjë fushë të shkelet ai”, kishte deklaruar FFK-së pas vendimit për t’u tërhequr nga fushë.

    Ishte e qartë se fitorja do t’i takojë Rumanisë, kjo pasi gjyqtari kryesor kishte vendosur ta nis ndeshjen dhe i kishte ftuar futbollistët e Kosovës të dalin në fushë, gjë të cilën e refuzuan dhe mirë bënë, pasi ishin këmbëngulës që nuk lejojnë të përdhoset shtetësia e Kosovës.

    Në anën tjetër Rumania ka marrë një dënim drastik, ku përveç një ndeshjeje pa tifozë, ajo do të paguaj hiq më pak se 128 mijë euro gjobë për thirrje raciste.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.