Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA merr vendimin përfundimtar për Declan Rice pas incidentit në ndeshjen ndaj Sllovakisë
    Ballina-2

    UEFA merr vendimin përfundimtar për Declan Rice pas incidentit në ndeshjen ndaj Sllovakisë

    01/07/2024 18:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA ka marrë një vendim në lidhje me dënimin e mundshëm të Declan Rice pas incidentit që ndodhi pas fitores së Anglisë me Sllovakinë.

    Anglia dhuroi një tjetër paraqitje zhgënjyese në ndeshjen e fazës e 1/8 së fianles ndaj Sllovakisë të dielën.

    Ekipi i Gareth Southgate ishte vetëm dy minuta larg eliminimit, por Jude Bellingham dhuroi një super gol në mënyrë akrobatike për të barazuar rezultatin në minutën e pestë të kohës shtesë.

    Harry Kane më pas shënoi në kohën shtesë dhe Anglia fitoi me rezultat 2-1, ndonëse situata u tensionua pas përfundimit të takimit.

    Declan Rice u përplas me përzgjedhësin e Sllovakisë, Francesco Calzona, dhe u desh që bashkëlojtarët e tij Ivan Toney, Ezri Konsa dhe Aaron Ramsdale të përkujdeseshin që situata të mos eskalonte.

    Trajneri italian iu drejtua gjyqtarëve të ndeshjes rreth kohës së humbur nga lojtarët e Anglisë, para se të shtyjë Ricen kur më pas ylli i Arsenalit u konfrontua me të.

    Kishte frikë se Rice mund të përballet me një suspendim pas këtij incidenti, potencialisht duke humbur ndeshjen ndaj Zvicrës në çerekfinale të shtunën.

    Fatmirësisht për Rice, UEFA ka vendosur të mos e dënojë atë pas fitores dramatike ndaj Sllovakisë.

    Trupi gjykues i UEFA-s e rishikoi raportin e gjyqtarit të ndeshjes dhe vendosi që të hap masa disiplinore ndaj “Tre Luanëve” për ndezjen e fishekzjarreve.

    TË LIDHURA

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40

    FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Spanjës për fyerjet ndaj myslimanëve

    07/04/2026 19:39

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.