Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA miraton projektin e FFK-së: Të gjitha stadiumet e Kosovës do të bëhen me reflektorë
    Ballina-1

    UEFA miraton projektin e FFK-së: Të gjitha stadiumet e Kosovës do të bëhen me reflektorë

    03/10/2025 10:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë miratimin e UEFA-s për projektin që parasheh vendosjen e reflektorëve në të gjitha stadiumet e futbollit në vend. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    Sipas tij, vendimi është miratuar në mbledhjen e Komitetit UEFA Hat-Trick, e cila është zhvilluar në Kaunas, Lituani.

    “Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne. Bashkë për futbollin!”, ka shkruar Ademi.

    Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën sportive në Kosovë, duke mundësuar zhvillimin e ndeshjeve edhe në oraret e mbrëmjes dhe duke i dhënë futbollit kosovar kushte më të përshtatshme e moderne, në përputhje me standardet evropiane.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.