Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA ndalon prezencën e tifozëve të Dinamo Zagrabit në “Fadil Vokrri”
    Ballina-1

    UEFA ndalon prezencën e tifozëve të Dinamo Zagrabit në “Fadil Vokrri”

    30/09/2023 21:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni i Kosovës Ballkani që po e vazhdon rrugëtimin në fazën e grupeve në Conference League ka njoftuar se në ndeshjen e saj ndaj Dinamo Zagrabit që luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, nuk do të ketë shikues të skuadrës mysafire.

    Ka qenë UEFA ajo që e ka ndaluar prezencën e tifozëve kroatë në këtë sfidë pas trazirave që bënë ata në Greqi kur vranë një tifozë të Olympiacosit.

    Njoftimi i Ballkanit ⬇️

    “Të nderuar futbolldashës,

    Ju njoftojmë se biletat e ndeshjes së Konferencës së Evropës, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit janë të personalizuara. Në çdo hyrje të stadiumit, do të ketë kontrolle të rregullta ku verifikohet bileta.

    Poashtu me vendim të UEFA-s, për këtë ballafaqim, prania e tifozerisë mysafire është e ndaluar.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri”, funksionon sistemi digjital, andaj do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave.

    Meqenese prania e tifozëve të Dinamo Zagrebit është e ndaluar, me seriozitet rekomandojmë që të mos marrin rrugën për Prishtinë, pasi që pas identifikimit në hyrjet e stadiumit, do t’u mohet hyrja, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbrusohen.

    Duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve, urojmë që çdo gjë të jetë korrekte dhe ndeshja e dytë e grupit C të UECL-së, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit të kalojë në rrethana festive futbollistike, mes kampionëve të dy shteteve mike. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.