Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA nis procedim disiplinor për Moratan dhe Rodrin, do ta pësojnë si Mirlind Daku
    Ballina-1

    UEFA nis procedim disiplinor për Moratan dhe Rodrin, do ta pësojnë si Mirlind Daku

    23/07/2024 20:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA njoftoi këtë të martë fillimin e “një procedimi disiplinor” kundër lojtarëve të skuadrës spanjolle, Álvaro Morata dhe Rodrigo Hernández, për akuza të ndryshme në lidhje me thirrjet “Gjibraltar, spanjoll” gjatë festimit zyrtar të titullit të Euro 2024, më 15 korrik, në Madrid.

    Të dy lojtarët, kapiteni i ekipit – në rastin e Moratas – dhe lojtari më i mirë i turneut – Rodrigo – kanë mbi supe katër “akuza”, për këtë arsye, siç specifikohet nga UEFA: shkelje e “parimeve të përgjithshme të sjelljes”; “shkelje e standardeve bazë të sjelljes së denjë”; “përdorimi i ngjarjeve sportive për ngjarje josportive”; dhe “diskreditim i sportit të futbollit dhe UEFA-s në veçanti.”

    “Bordi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur”, njoftoi UEFA në një deklaratë.

    Kujtojmë që për të njëjtat akuza, në kuadër të Euro 2024, Merih Demiral i Turqisë, për festimin e një goli me një gjest të një grupi ultranacionalist turk (‘Ujqërit gri’) në ndeshjen kundër Austrisë, si dhe Mirlind Daku i Shqipërisë, për thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pas ndeshjes së barazuar 2-2 kundër Kroacisë, u pezulluan me dy ndeshje të kompeticionit të UEFA-s me ekipet e tyre kombëtare.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.