Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA nuk ka vendosur për ndeshjen Bjellorusi – Kosovë
    Ballina-1

    UEFA nuk ka vendosur për ndeshjen Bjellorusi – Kosovë

    22/12/2022 15:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bjellorusia ndeshjen si vendase kundër Zvicrës do ta luajë në Novi Sad të Serbisë. Por, për ndeshjen kundër Kosovës ende nuk është marrë asnjë vendim nga Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA). Kështu është thënë nga anëtarë të përfaqësueses së Kosovës. As në sajtin zyrtar të UEFA-s nuk është cekur ende ku do të luhet ndeshja Bjellorusi – Kosovë.

    UEFA ka vendosur që Bjellorusia ta luajë ndeshjen e parë për kualifikimet e Evropianit 2024 në Novi Sad të Serbisë. Bjellorusia në ndeshjen e parë kualifikuese do të jetë vendase kundër Zvicrës më 25 mars. Kjo do të thotë se Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të luajnë në Serbi.

    Kosova dhe Bjellorusia do të takohen dy herë. Më 19 qershor Bjellorusia është vendase, ndërsa ndeshja kthyese luhet më 21 nëntor në Prishtinë.

    Bjellorusia është nën sanksione speciale për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.

    Ajo nuk lejohet të luajë ndeshje në fushën e saj vendase, por do të duhet ta luajë çdo ndeshje në një vend tjetër. Zvicra udhëhiqet nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në fushë. Së fundi është ftuar në Botëror edhe Ardon Jashari.

    Në Grupin I janë edhe Rumania, Izraeli dhe Andorra.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.