Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA përcakton orarin dhe stadiumet ku do të luajë Shqipëria në Ligën e Kombeve
    Ballina-1

    UEFA përcakton orarin dhe stadiumet ku do të luajë Shqipëria në Ligën e Kombeve

    04/08/2024 15:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve më 7 shtator në udhëtim ndaj Ukrainës.

    UEFA ka vendosur që ky takimin të luhet në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45.

    Tre ditë më pas, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Gjeorgjinë në folenë kuqezi, në stadiumin“Air Albania”. Kjo sfidë është planifikuar të luhet në ora 20:45.

    Në muajin tetor, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në udhëtim. UEFA ka përcaktuar edhe stadiumet se ku do të luhen këto dy takime.

    Ndeshja Çeki – Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena”, më datë 11 tetor, në ora 20:45.

    Ndërsa sfida Gjeorgji – Shqipëri e programuar për t’u luajtur më 14 tetor do të zhvillohet në stadiumin “Mikheil Meskhi I Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë. Ndeshja do të startojë në ora 18:00.

    Dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në grupin B1 kuqezinjtë do t’i luajnë në shtëpi në stadiumin “Air Albania”.

    Sfida Shqipëri – Çeki do të luhet më 16 nëntor, në ora 20:45, ndërsa takimi Shqipëri – Ukrainë do të zhvillohet më 19 nëntor, në ora 20:45.

    TË LIDHURA

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03

    Fitore bindëse e Milanit, Nkunku realizon dy gola

    28/12/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.