Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA refuzon Federatën Spanjolle për Rubiales – nuk përjashton skuadrat spanjolle nga garat europiane
    Ballina-2

    UEFA refuzon Federatën Spanjolle për Rubiales – nuk përjashton skuadrat spanjolle nga garat europiane

    28/08/2023 21:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA ka refuzuar një kërkesë të çuditshme të Federatës së Futbollit të Spanjës që skuadrat e La Ligës të përjashtohen nga garat europiane pasi që qeveritarë spanjoll thanë që Luis Rubiales duhet të shkarkohet ose të japë dorëheqje nga federata.

    Te premten, RFEF i ka dërguar një letër kërkesë UEFA-së që ata të përjashtoheshin nga trupi qeverisës për shkak të ndërhyrjes së Qeverisë në debatin për Luis Rubiales pasi që presidenti e puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso pas finales së Botërorit të grave.

    Rubiales është suspenduar nga FIFA pas këtij incidenti derisa Hermoso ka sqaruar se ajo nuk e kishte dhënë pëlqimin për këtë puthje, duke rezultuar në atë që prokurorët të hapin hetim kriminal për Presidentin.

    Qeveria spanjolle ka kërkuar nga Tribunali i Sporteve në Spanjë që të suspendohet Rubiales, për të cilën gjë RFEF ka thënë se thyen rregullat e UEFA pasi që Qeveria po ndërhynë në trupin qeverisës të futbollit.

    Duket se Rubiales – dhe sekretari gjeneral i federatës, Andreu Camps – ishin të gatshëm që të largonin skuadrat spanjolle nga pjesëmarrja e tyre në Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës për ta shantazhuar kështu qeverinë spanjolle vetëm që ai mos të largohet nga federata.

    Megjithatë, siç raporton AS, Presidenti i UEFA-së Aleksander Ceferin e ka refuzuar këtë kërkesë – duke ia kthyer simbolikisht shppinën Rubiales, i cili ndodh të jetë edhe nënpresident i UEFA-së.

    Duke i bërë jehonë qëndrimit të UEFA-së, Victor Francos, President i Këshillit të Lartë të Sporteve në Spanjë, i ka siguruar klubet spanjolle që qeveria është “duke vepruar brenda rregullorëve” dhe “nuk ka rrezik të pjesëmarrjes së tyre në të gjitha kategoritë”.

    TË LIDHURA

    Reali “rrëmben” pozitën e parë

    15/02/2026 00:07

    Interi e fiton dramën e pesë golave ndaj Juventusit

    14/02/2026 23:48

    Pas “protestës” Cristiano Ronaldo rikthehet me gol, shënon ndaj Al Fetah

    14/02/2026 21:16

    Sulmohet gjyqtari në “Shani Nushi”, policia arreston një person

    14/02/2026 20:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.