Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA rimburson paratë për tifozët e Liverpool që blenë bileta për finalen e Ligës së Kampionëve 2022
    Ballina-2

    UEFA rimburson paratë për tifozët e Liverpool që blenë bileta për finalen e Ligës së Kampionëve 2022

    07/03/2023 18:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA ka njoftuar se do të rimbursojë paratë për tifozët e Liverpoolit që blenë biletat për finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 të luajtur në Paris.

    Vendimi vjen pas një raporti të pavarur të publikuar së fundmi, i cili thoshte se UEFA mban përgjegjësinë kryesore për skenat kaotike të parë para ndeshjes Liverpool-Real Madrid.

    Tifozët u bllokuan dhe u spërkatën me gaz lotsjellës jashtë stadiumit të Parisit dhe fillimi i ndeshjes u vonua me 36 minuta.

    UEFA thotë se skema e rimbursimit “mbulon të gjitha biletat e blera nga tifozët e Liverpool për finalen, gjithsej 19,618 bileta”.

    “Ne kemi marrë parasysh numrin e madh të pikëpamjeve të ndryshme të shprehura publikisht dhe privatisht dhe besojmë se kemi zhvilluar një skemë që është e drejtë. Jemi të vetëdijshëm për eksperiencën negative të tifozëve dhe do t’ua kthejmë paratë të gjithëve që kanë blerë bileta dhe kanë pasur vështirësi për të hyrë në stadium”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

    Liverpool është gjithashtu pjesë e një procesi për rimbursimin e tifozëve që blenë bileta direkt nga klubi, dhe jo nga UEFA. /Telegrafi/

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.