Benfica do të jetë pa mesfushorin Gianluca Prestianni për ndeshjen e plejofit të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Disiplinori i UEFA-s e ka suspenduar argjentinasin përkohësisht, për një ndeshje, pas dyshimeve që ai bëri fyerje racore ndaj Vinicius Juniorit në ndeshjen e kaluar në Lisbonë.
Situata me Viniciusin bëri bujë gjatë javës së kaluar, ndërsa Prestianni ka mohuar ta ketë fyer brazilianin në baza racore.
Ndeshja Real Madrid – Benfica zhvillohet të mërkurën.
Suspendimi për ndeshjen e së mërkurës nuk do të ketë ndikim në hetimet e mëtejme ndaj lojtarit të Benficas, ka shkruar UEFA.
