Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UFC, Adesanya rikthen titullin e botës, mposht Pereiran me nokaut të fuqishëm
    Ballina-1

    UFC, Adesanya rikthen titullin e botës, mposht Pereiran me nokaut të fuqishëm

    09/04/2023 11:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Israel Adesanya ka rikthyer titullin në kategorinë e mesme në serinë UFC, duke e nokautuar në mënyrë spektakolare rivalin e tij Alex Pereira të shtunën mbrëma në Miami.

    I mbështetur me shpinë nga kafazi në rundin e dytë, Adesanya 33-vjeçar lëshoi dy të djathta të fuqishme duke e rrëzuar Pereiran (35).

    Me këtë fitore Adesanya nxori hak ndaj tri humbjeve të kaluara që kishte pësuar nga Pereira.

    Ai kishte pësuar dy herë në kikboks nga braziliani, si dhe në UFC në nëntor të vitit të kaluar.

    Në nëntor Pereira e mposhti me nokaut në rund të pestë, duke ia marrë titullin.

    “Shpresoj që të gjithë, së paku një herë në jetë, të shijojnë këtë nivel të lumturisë që e kam tash. Por, nuk do të ndieni këtë nivel të lumturisë nëse nuk synoni diçka. Kur të ju rrëzojnë, e nëse nuk ngriheni, kurrë nuk do të përjetoni këtë ndjenjë të lumturisë”, tha Adesanya.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.