Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ukraina frenon Anglinë, Suedia feston me “manita”
    Ballina-2

    Ukraina frenon Anglinë, Suedia feston me “manita”

    09/09/2023 20:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbyllet pa fitues takimi Ukrainë-Angli (1-1), ndërkohë që Suedia bëri detyrën përballë Estonisë në transfertë (0-5).

    Kombëtarja angleze mori një pikë në Poloni në takimin kundër Ukrainës, i vlefshëm për grupin C të eliminatoreve të Euro 2024.

    Oleksandr Zinchenko kaloi Ukrainën në avantazh në minutën e 26’. Lojtari i Arsenalit finalizoi një dalje të shpejtë të skuadrës së tij.

    Por, anglezët rikthyen baraspeshën katër minuta përpara fundit të fraksionit të parë. Asist i bukur i Harry Kane dhe gol i Kyle Walker.

    Kombëtarja ishullore pretendoi për një penallti në pjesën e dytë pas një prekjeje të dukshme me portë, por kryesori i sfidës vijoi lojën. Pavarësisht protestave të djemve të Southgate.

    Anglia mbetet në krye të grupit me 13 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje. Ndërkohë që Ukraina mban vendin e dytë me 7 pikë.

    Suedia triumfoi 0-5 kundër Estonisë. Viktor Gyokeres, Dejan Kulusevski, Alexander Isak shënuan në 45 minutat e para.

    Teksa suksesi me “manita” u kompletua nga golat e Robin Quaison dhe Viktor Claesson. Takimi Andorra-Bjellorusi, u mbyll në barazim pa gola.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.