Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ukraina i bashkohet ofertës së Spanjës dhe Portugalisë për organizimin e Kupës së Botës 2030
    Ballina-2

    Ukraina i bashkohet ofertës së Spanjës dhe Portugalisë për organizimin e Kupës së Botës 2030

    05/10/2022 19:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ukraina ka konfirmuar se do t’i bashkohet Spanjës dhe Portugalisë në ofertën e tyre për të drejtat e organizimit të turneut të Kupës së Botës 2030.

    Oferta vjen në mes të konfliktit shtatë mujor mes Ukrainës dhe Rusisë.

    Plani është që Ukraina të presë një grup të plotë ndeshjesh të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2030.

    Presidenti i Shoqatës së Futbollit së Ukrainës, Andriy Pavelko, tha se zhvillimi i ndeshjeve të Kupës së Botës në Ukrainë është një ëndërr për miliona tifozë ukrainas.

    “Ne jemi të lumtur që i bashkohemi ofertës evropiane për të pritur Kupën e Botës 2030. Ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo nismë sot për të gjithë Ukrainën. Kjo është ëndrra e miliona tifozëve ukrainas. Ëndrra e njerëzve që i mbijetuan tmerreve të luftës ose janë ende në territoret e pushtuara, mbi të cilat flamuri ukrainas me siguri do të valojë sërish së shpejti. Ne ringjallëm futbollin ukrainas në kushte lufte dhe kundër luftës. Lufta do të përfundojë dhe ne do të organizojmë ndeshjet e Botërorit 2030 së bashku me Spanjën dhe Portugalinë në nivelin më të lartë”, tha ai.

    Të tre kombet do të duhet të presin deri në vitin 2024 për të marrë vesh nëse oferta e tyre për të pritur Kupën e Botës do të pranohet, raporton Goal.

    Është e paqartë se çfarë do të bëjë FIFA nëse do të ketë ende konflikte të mëdha në Ukrainë, në kohën e përzgjedhjes së organizatorëve të Kupës së Botës 2030.

    Spanja priti Kupën e Botës në vitin 1982 dhe të dy vendet iberike kanë aplikuar më parë për turnetë e viteve 2018 dhe 2022, por ishin të pasuksesshme.

    TË LIDHURA

    Franco Foda nuk largohet nga kombëtarja e Kosovës, ai nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet

    18/06/2025 13:31

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.