Skuadra e Ulpianës ka shënuar një fitore të madhe në xhiron e 20-të të Ligës së Parë të futbollit kosovar.
Mysafirët fituan 3:0 kundër Fushë Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajqevci”.
Tri golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Ulpiana kalon në pozitën e parë në Ligën e Parë, Grupi B – me 43 pikë, vetëm një më shumë se vendi i dytë, Fushë Kosova (42).