Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ultrasit e Spartës shpalosin hartën e Kosovës me flamurin serb, burim i problemit dyshohet se është Birmançeviqi
    Ballina-2

    Ultrasit e Spartës shpalosin hartën e Kosovës me flamurin serb, burim i problemit dyshohet se është Birmançeviqi

    04/11/2024 00:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët Ultras të Spartës së Pragës bënë një gjest aspak të mirë.

    Ata gjatë ndeshjes me Banik Ostravën, shfaqën disa banerë ku ishte harta e Kosovës me flamurin e Serbisë.

    E lidhur me këtë skandal, ka folur trajneri i njohur i futsallit Beni Simitçiu, i cili që disa kohë jeton dhe vepron në Pragë.

    Ai në emisionin Sports Show në Klan Kosova deklaroi se burim i këtij problemi dyshohet se është futbollisti serb i kësaj skuadre, Velko Birmançeviq.

    Simitçiu tha se ne rastin e transferimit të Rrahmanit dhe Krasniqit në Spartë, Birmançviq është ‘çmendur’.

    “Për Birmançeviqin, i cili e ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë në vitin e kaluar nuk është një pozitë e lehtë. Me djemtë tanë futbollistët e Spartës janë shumë të kënaqur, kanë edhe një kimi dhe simpati të madhe”, tha ai në Klan Kosova.

    Për skuadrën çeke luajnë gjithsejt katër shqiptarë, dy nga Kosova dhe dy nga Shqipëria: Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.

    Lidhur me rastin, më herët ka reaguar sulmuesi i kombëtarës së Kosovës Albion Rrahmani.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.