Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Unë kam lindur me talent”, Adnan Januzaj tregon pse zgjodhi Las Palmasin: Më pëlqen se si luajnë!
    Ballina-2

    “Unë kam lindur me talent”, Adnan Januzaj tregon pse zgjodhi Las Palmasin: Më pëlqen se si luajnë!

    31/07/2024 12:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i njohur shqiptar, që zgjodhi për ta përfaqësuar Belgjikën, Adnan Januzaj ka folur për herë të parë si futbollisti më i ri i Las Palmasit.

    “Më pëlqen shumë mënyra se si luajnë me topin. Ngjason shumë me stilin tim të lojës. Mund të jetë një vit shumë i bukur dhe emocionues këtu”, u shpreh fillimisht Januzaj

    Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Sevillas, Januzaj u transferua te Las Palmas në formë huazimi.

    “Talenti nuk humbet kurrë dhe unë kam lindur me këtë. Unë me të vërtetë dua të jem në gjendje të luaj dhe të kem një vit të mirë këtu”

    “Unë jam një lojtar që më pëlqen të luaj në çdo pozicion sulmues, majtas, djathtas dhe si 10-sh. Unë jam një lojtar i gjithanshëm. Ndihem rehat në çdo pozicion ku mund ta ndihmoj ekipin tim”, vazhdoi tutje lojtari me prejardhje nga Kosova

    Adnan Januzaj ka pasur shumë probleme me Sevillan, skuadrën që e ka kartonin e tij të plotë.

    “Këto janë gjëra që kanë ndodhur, por unë s’dua të flas për to tani. Po, do ta bëj në të ardhmen, kur të jetë koha. Së pari dua të flas në fushë, ku duhet bërë. Në të ardhmen i diskutojmë gjërat e tilla”

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.