‘Unë nuk i ndjek rekordet, rekordet më ndjekin mua’ – Ronaldo është një makinë rekordthyese

Cristiano Ronaldo vazhdon ta shkruajë emrin e tij në librat e historisë, ndërsa rekordet janë ato që i vendos ai. Superylli portugez është bërë lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kampionate Botërore radhazi. Meqë ka qenë kryetema sportive këto javë, Ronaldo nuk mund të mos shënonte në ‘Katar 2022’ dhe këtë e
Cristiano Ronaldo vazhdon ta shkruajë emrin e tij në librat e historisë, ndërsa rekordet janë ato që i vendos ai.
Superylli portugez është bërë lojtari i parë në histori që shënon në pesë Kampionate Botërore radhazi.
Meqë ka qenë kryetema sportive këto javë, Ronaldo nuk mund të mos shënonte në ‘Katar 2022’ dhe këtë e ka bërë për një rekord të ri.
E gjitha nisi nga Kampionati Botëror i vitit 2006, për të vazhduar në 2010, 2014, 2018 dhe tashmë në Botërorin e vitit 2022.
Ndryshe, 37-vjeçari tashmë ka paralajmëruar se ky do të jetë turneu i fundit botëror me përfaqësuesen e Portugalisë dhe padyshim që është shumë i veçantë për të. /Telegrafi/

(Foto: Daily Mail Sport)



