Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    United sfidon Barçën dhe Bayern për 100 milionëshin, Ten Hag largon dy lojtarë
    Ballina-1

    United sfidon Barçën dhe Bayern për 100 milionëshin, Ten Hag largon dy lojtarë

    21/01/2023 17:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester United ka vënë në shënjestër Harry Kane. Ky është lajmi i bujshëm që është dhënë nga Daily Mail, sipas së cilës Erik ten Hag ka vënë sulmuesin anglez në krye të listës së kërkesave të tij për merkaton e verës.

    Pavarësisht se kontrata e futbollistit është afër skadencës (2024), klubi londinez nuk e vlerëson më pak se 85 milionë sterlina (rreth 100 milionë euro) sulmuesin.

    Pronari i klubit Dan Levy, megjithatë, ngurron që t’ia shesë Kane një rivali në Premier League, arsye për të cilën nuk duhen nënvlerësuar rrugët që çojnë te Bayern Munich dhe Real Madrid.

    Merkato e Manchester United nuk është e mbyllur as për sa i takon shitjeve ose largimeve. Sipas Sky Sports UK, Djajtë e Kuq duket se kanë ndërmend të largojnë me huazim dy të rinj që nuk po gjejnë hapësira me Erik ten Hag.

    Facundo Pellistri dhe Anthony Elanga mund të bëjnë valixhet në ditët e ardhshme, ndërsa klubi duket se ka përjashtuar transferimin e Aaron WanBissaka, Scott McTominay dhe Harry Maguire.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.