Manchester Unitedi ka shënuar fitore bindëse ndaj Real Betisit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Evropës.
“Djajtë e kuq” të enjten mbrëma fituan me rezultatin 4:1 ndaj spanjollëve në “Old Trafford”.
Kjo fitore vjen pak ditë pas disfatës së thellë në derbi nga Liverpooli, 7:0, në Premier League.
Marcus Rashford shënoi për 1:0 në minutën e gjashtë, por Ayoze Perez barazoi shifrat në 1:1 pas 32 minutash lojë.
Në minutën e 52-të, braziliani Antony shënoi për 2:1, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Bruno Fernandes realizoi golin e qetësisë.
Wout Weghorst shënoi tjetër gol tetë minuta para fundit, për fitoren bindëse të skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag.
Juventusi në Itali fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Freiburgut gjerman.
Angel Di Maria e shënoi golin e fitores minimale në minutën e 53-të.
Sevilla mposhti 2:0 skuadrën e Fenerbahçes.
Joan Jordan në minutën e 56-të e shënoi golin e parë, ndërsa golin e dytë e shënoi Erik Lamela pesë minuta para fundit.
Shakhtar Donetsku barazoi me Feyenoordin 1:1.
Ukrainasi Yaroslav Rakitskyi në minutën e 78-të realizoi për vendësit, kurse për holandezët shënoi Ezequiel Bullaude.
Ndeshjet kthyese dhe përcaktuese për çerekfinale zhvillohen pas një jave.