Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Unitedi mezi e shënon fitoren e parë
    Ballina-1

    Unitedi mezi e shënon fitoren e parë

    30/08/2025 18:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bruno Fernandes ka realizuar gol në minutën e 97-të për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Manchester Unitedit. Unitedi të shtunën pasdite e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Burnleyt në shtëpi me rezultatin 3:2. Kjo ishte edhe fitorja e parë e Unitedit këtë edicion. 

    Kjo ndeshje i takoi javës së tretë të Premier Leagues. 

    Fillimisht Josh Cullen realizoi autogol në minutën e 27-të për epërsinë e Unitedit. 

    Burnley i barazoi shifrat në minutën e 55-të me golin që e realizoi Lyle Foster. 

    Dy minuta më pas, Bryan Mbeumo e kaloi sërish në epërsi 2:1 Unitedin. 

    Në minutën e 66-të, Jaidon Anthony, e barazoi rezultatin në 2:2. 

    Dhe ishte goli i Fernandesit krejt në fund të ndeshjes që ia siguroi tre pikët “Djajve të Kuq”. 

    Unitedi të mërkurën u turpërua duke u eliminuar nga Kupa e Ligës në Angli.

    Klubi që për trajner e ka Ruben Amorimin u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga Grimsby, që garon në Kategorinë e Katërt të futbollit në Angli.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.