Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Ushqeheshin me duar dhe laheshin me rroba”, ish-lojtari i Realit: Nuk duroja dot në Katar!
    Ballina-2

    “Ushqeheshin me duar dhe laheshin me rroba”, ish-lojtari i Realit: Nuk duroja dot në Katar!

    28/12/2023 11:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    James Rodriguez ishte një nga lojtarët europianë që provoi një aventurë në Katar me klubin e Al-Rayyan. Përballë një ofertë bujare në aspektin financiar, kolumbiani nuk hezitoi të eksperimentonte një aventurë të re në karrierë.

    Mirëpo, asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve dhe ish-lojtari i Real Madrid qëndroi në Katar për vetëm një sezon (2021-2022). Së fundmi, 32-vjeçari që është pjesë e Sao Paolo në Brazil, zbulon edhe diferencën e kulturave teksa shtoi se ai kurrë nuk u përshtat me ambientin në Lindjen e Mesme.

     “Jeta dhe kultura në Katar ishin shumë të ndryshme nga ajo që isha mësuar unë. E kisha shumë të vështira të përshtatesha në një vend të tillë. Atje të gjithë ushqeheshin duke përdorur duart, e kapnin ushqimin me duar dhe ma ofronin mua, por unë nuk mund ta pranoja kurrë. Më detyronin edhe mua që të bëja si ata.

    I thosha se ishin të çmendur dhe se unë nuk mund të veproja në atë mënyrë. Dushin e bënin me rroba veshur, një tjetër aspekt ky që nuk e kuptoja. Nuk mund ta bëja në atë formë, më frikësonte”, u shpreh James.

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.