Valon Berisha ka asistuar në fitoren që Melbourne City e arriti ndaj rivalit Melbourne Victory, në ndeshjen e pezulluar të xhiros së tetë.
Në muajin dhjetor, tifozët kishin hyrë në fushë pas 20 minutave lojë dhe ndeshja ishte ndërprerë, për t’u luajtur sërish.
Të mërkurën, City mposhti Victoryn me rezultatin 2:1, kurse Berisha, futbollisti i Kosovës, asistoi në golin për 2:0 në minutën e 57-të.
Berisha e kompletoi ndeshjen, ndërsa e regjistroi asistimin e pestë të sezonit. Ai ka edhe një gol të shënuar.
City i Berishës është i pari me 45 pikë në 22 ndeshje.