Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Valon Berisha jep kontribut dhe fiton derbin e Melbournit
    Futboll ndërkombëtar

    Valon Berisha jep kontribut dhe fiton derbin e Melbournit

    22/10/2022 16:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Valon Berisha e ka fituar derbin e Melbournit me skuadrën e tij.

    Melbourne City në ndeshjen e fundit triumfoi në udhëtim te Melbourne Victory me rezultatin 2:0. Ishte ndeshje e xhiros së tretë dhe skuadra e Berishës ka tri fitore në po aq ndeshje. Kryeson në tabelë me nëntë pikë.

    Jamie Maclaren shënoi në minutën e 17-të nga penalltia të cilën e shkaktoi Nani.

    Ndërkohë, goli i dytë ishte autogol i Cadetes. Cadete e shtyu gabimisht topin në rrjetë pas harkimit të Valon Berishës, i cili e qëlloi shtyllën fillimisht.

    Skuadra vendëse nga minuta e 35-të luajti me një lojtar më pak në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua Joshua Brillante.

    Berisha luajti deri në minutën e 67-të.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.