Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Valon Berisha zyrtarizohet te LASK-u
    Ballina-1

    Valon Berisha zyrtarizohet te LASK-u

    08/01/2024 14:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori Valon Berisha është përforcimi më i ri i ekipit nga Austria, LASK Linz. Berisha, të hënën është zyrtarizuar te skuadra elitare e Austrisë, të cilës i është bashkuar si lojtar i lirë. Me LASK-un, Berisha ka firmosur kontratë deri në vitin 2026. 30-vjeçari ka qenë pa klub prej shtatorit të këtij viti kur e shkëputi kontratën me Reimsin e Francës.

    Image
    Prezantimi i Valon Berishës te LASK-u

    Berisha te LASK-u, po shihet si përforcim i rëndësishëm dhe këtë e kanë pranuar edhe drejtuesit e klubit. LASK-u, këtë edicion po lufton për titullin e kampionit të Austrisë dhe aktualisht është i treti në tabelë me 32 pikë, shtatë më pak se Salzburgu që është lider.

    “Përfundimisht, Valon Berisha është një transferim i madh për ne, duke pasur parasysh se ai tashmë ka dëshmuar cilësitë e tij disa herë. Ne kemi lojtarë të rinj në ekip, të cilët do të përfitojnë nga përvoja e Berishës. Sukseset e tij flasin vet për Berishën, i cili me klasin e tij do të na ndihmoj shumë”, ka thënë kreu i LASK-ut, Siegmund Gruber.

    Ndërkohë, Berisha ka thënë se ndihet tejet i lumtur që do të jetë pjesë e LASK-ut, ekip me të cilin thotë se beson në suksese. “Prej momentit të parë kam qenë i emocionuar pasi jam pjesë e një klubi shumë atraktiv. Po shikoj drejt sukseseve me LASK-un, të cilat jam i bindur se nuk do të na mungojnë gjatë këtyre viteve”, tha Berisha.

    Mesfushori e njeh kampionatin e Austrisë, pasi për gjashtë edicione (2012-2018) ka luajtur për Salzburgun, ekip me të cilin ka fituar pesë tituj kampioni. Gjithashtu, Berisha karrierë ka bërë edhe te Vikingu, Lazio, Fortuna Duesseldorfi e Melbourne City. Ai ka edhe 40 paraqitje dhe 4 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës.

    VIDEO:

    Herzlich willkommen, Valon #Berisha! Wir dürfen einen Top-Neuzugang in der LASK-Familie begrüßen 🤩⚽️ pic.twitter.com/TQ9dzD4NKj

    — LASK (@LASK_Official) January 8, 2024
    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.