Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Valverde rinovon, “galaktik” deri më 2029. Ja klauzola e çmenduar që ka vënë Reali për kartonin e uruguaianit
    Ballina-2

    Valverde rinovon, “galaktik” deri më 2029. Ja klauzola e çmenduar që ka vënë Reali për kartonin e uruguaianit

    09/11/2023 16:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federiko Valverde është futbollisti i radhës që ka rinovuar kontratën me “Los Blancos”. Palët kanë rënë dakord që bashkëpunimi mes tyre të vazhdojë deri në verën e 2029-ës.  Por nëse ndonjë ekip kërkon që t’i afrohet mesfushorit uruguaian duhet t’i bëjë mirë llogaritë. Krahas rinovimit të kontratës së re, Valvdere do ta ketë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh.

    25-vjeçari  bëhet futbollisti i katërt, pas Vinicius, Rodrigos dhe Kamavingas që ka rinovuar kontratën brenda një periudhe të shkurtër me Realin e Madridit, i  cili ka nisur një fushatë për “blindimin” e yjeve të tij, si dhe duke vendosur edhe klauzola të çmendura për ata që duan t’i rrëmbejnë. Pra “galaktikët” po i bëjnë parapritë joshjeve të milionave që vijnë nga Arabia Saudite.

    Frederiko Valverde në këtë sezon ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 3 asistime në 15 ndeshje që ka luajtur me Realin në të gjitha kompeticionet.

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.