Klubi i futbollit Vardari është dënuar të hënën nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Vardari është dënuar me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues dhe me gjobë prej 5000 euro. Ndër të tjera klubi i njohur është dënuar për fyerjet ndaj shqiptarëve të huliganëve maqedonas, përkrahës të Vardarit.
Fyerjet ndodhën në ndeshjen ndaj Bashkimit të Kumanovës, në fundjavë.
Vardari është dënuar edhe për organizim të dobët të ndeshjes dhe për hedhjen e mjeteve piroteknike. Dënimi megjithatë vlerësohet i vogël.
Fyerjet e huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve janë dënuar rëndë nga personalitete të ndryshme shqiptare në Maqedoni të Veriut.
VIDEO:
