Trajneri i ri i Dritës, greku Akis Vavalis ka folur në një konferencë për media në prag të debutimit të tij në ndeshjen ndaj Ferizajt.
Tekniku i emëruar ditë më parë te Drita e Gjilanit është pyetur edhe për tifozerinë e zjarrtë të klubit, “Intelektualët, për të cilët pati një vlerësim të madh.
“Tifozët tanë “Intelektualët” si kam parë asnjëherë direkt nga stadiumi. Por nga ajo që kam parë përmes televizorit ata i japin mbështetje të madhe ekipit. Nesër jam i bindur se shtyrja e tyre do të jetë shumë e madhe, sidomos në këto momente kur jemi në fund të kampionatit” – tha Vavalis.
Sa I përket ndeshjes ai ka konfirmuar se hyjnë vetëm për fitore.
Drita dhe Ferizaj do të përballen të shtunën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.