Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vavalis nuk mendon dorëheqjen, synon fitore ndaj Prishtinës
    Ballina-1

    Vavalis nuk mendon dorëheqjen, synon fitore ndaj Prishtinës

    16/09/2023 17:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Akis Vavalis nuk po mendon për dorëheqje pas barazimit 1:1 me Fushë Kosovën, ndërsa ka theksuar se synon fitore ndaj Prishtinës në xhiron e ardhshme.

    “Nuk jam i kënaqur sigurisht sepse erdhëm për pikët e plota. Shënuam por edhe pranuam gol. Jemi munduar të luajmë nga krahët për ta gjetur Blerim Krasniqin. Nuk e shoh problem që Blerimi ta prekë topin pesë ose gjashtë herë, por duhet të jemi më kreativ nga krahët dhe mesi i fushës, e pastaj Blerimi duhet ta kryejë punën e të shënojë. Jemi munduar të krijojmë hapësira, por Fushë Kosova pas minutës së 60-të u mbyll dhe ishte problem. Është vetëm ndeshja e katërt dhe edhe po të fitonim, do të kërkonim pikët e plota ndaj Prishtinës”, ka thënë Vavalis për “Art Motion” pas ndeshjes.

    Drita ka gjashtë pikë në katër ndeshje të luajtura.

    TË LIDHURA

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30

    Zekirija Ramadani, trajner i vitit

    21/12/2025 20:28

    Barcelona fiton dhe mban epërsinë e katër pikëve ndaj Realit

    21/12/2025 19:20

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.