Sporte tjera

Vazhdojnë telashet në basketbollin kosovar, ndërpritet ndeshja mes Yllit dhe Bashkimit

Vazhdojnë telashet në basketbollin kosovar, ndërpritet ndeshja mes Yllit dhe Bashkimit

Është ndërprerë ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, e vlefshme për javën e 21-të në Superligë. Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i fyerjeve të tifozëve ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe hedhjes së një mjeti plasës. Pas kësaj, gjyqtarët e ndeshjes kanë vendosur për të zbrazur palestrën “13

Besnik Batusha

Është ndërprerë ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, e vlefshme për javën e 21-të në Superligë.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i fyerjeve të tifozëve ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), si dhe hedhjes së një mjeti plasës.

Pas kësaj, gjyqtarët e ndeshjes kanë vendosur për të zbrazur palestrën “13 Qershori”.

Ndeshja pritet të rifillojë pasi të largohen të gjithë tifozët e pranishëm.

Vlen të theksohet se ndërprerjet e ndeshjeve janë bërë të zakonshme këtë sezon.

Ndryshe, ndeshja mes Yllit dhe Bashkimit u ndërpre kur kishin mbetur edhe 1:47 sekonda deri në fundin e saj.

Ylli po udhëheq bindshëm me rezultatin 73:58. 

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë