Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vazhdon kriza te Interi, ndalet me barazim nga Salernitana dhe rrezikon pozitën e katërt
    Ballina-1

    Vazhdon kriza te Interi, ndalet me barazim nga Salernitana dhe rrezikon pozitën e katërt

    07/04/2023 20:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Interi ka regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Serie A, duke rrezikuar kështu edhe që të mbetet jashtë top-katërshes në tabelë.

    Pas tri humbjeve radhazi, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi sot ndau pikët me Salernitanan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arechi” përfundoi me rezultatin 1:1.

    Rubin Gosens (6′) shënoi për epërsinë fillestare të “Nerazzurrëve”, që ishin shumë afër fitores.

    Por, në fund të ndeshjes u shfaq Antonio Candreva (90′), i cili shënoi për të barazuar shifrat dhe për t’ia siguruar skuadrës së tij një pikë nga kjo përballje.

    Salernitana, që regjistroi barazimin e pestë radhazi, tani ka 29 pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë.

    Kurse, Interi është i katërti me 51 pikë, me vetëm një më shumë se Roma e pozitës së pestë. Romakët ndeshjen e kësaj jave do ta luajnë nesër, kundër Torinos. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.