Futboll ndërkombëtar

Vazhdon “telenovela” Mbappe-Real, francezi u kërkon madrilenëve afrimin e Hakimi-t dhe Theo-s

Vazhdon “telenovela” Mbappe-Real, francezi u kërkon madrilenëve afrimin e Hakimi-t dhe Theo-s

Mbappe dhe Real Madrid është një histori dhe një marrëdhënie që duket se nuk ka fund. Herë pas here dalin lajme, thashetheme për kalimin e mundshëm të sulmuesit francez në Bernabeu. Klubi i “Los Blancos” nuk ia ka mbyllur plotësisht derën, pavarësisht vrazhdësisë së treguar verën e kaluar dhe francezi nuk e ka harruar Real

Besnik Batusha

Mbappe dhe Real Madrid është një histori dhe një marrëdhënie që duket se nuk ka fund. Herë pas here dalin lajme, thashetheme për kalimin e mundshëm të sulmuesit francez në Bernabeu.

Klubi i “Los Blancos” nuk ia ka mbyllur plotësisht derën, pavarësisht vrazhdësisë së treguar verën e kaluar dhe francezi nuk e ka harruar Real Madridin.

Në këtë kontekst, mediet spanjolle raportojnë se Mbappe i ka vendosur një kusht Real Madrid-it për të shkuar në Bernabeu.

Nuk janë para, por nënshkrimi i dy lojtarëve. Ata dy futbollistë janë Achraf Hakimi dhe Theo Hernandez.

Achraf dhe Theo përshtaten në profilin e asaj që Real Madridi kërkon sezonin e ardhshëm, që nuk është gjë tjetër veçse përforcimi i krahëve.

HakimMbappe

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions