Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vazhdon telenovela Pique, për faj të Shakirës e dashura e tij përfundon në spital
    Futboll ndërkombëtar

    Vazhdon telenovela Pique, për faj të Shakirës e dashura e tij përfundon në spital

    31/01/2023 15:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqetësim i madh në shtëpinë e Gerard Piques.

    E dashura e re e ish-futbollistit të Barcelonës, Clara Chia Marti, zbulon mediui “El Periodico”, ka përfunduar me urgjencë në spital për shkak të një ankthi të fortë që e goditi atë.

    Arsyeja? Presioni i madh mediatik pas “teatrit të gjatë” me protagonistë Piquen dhe ish-bashkëshorten e tij, Shakira.

    Kjo e fundit madje e shkroi një tekst në këngën e saj të fundit duke iu referuar pikërisht Martit.

    “Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23 vjeçare dhe të jesh shënjestër dhe e sulmuar nga krejt Spanja dhe nga një botë e tërë. Ajo kishte nevojë për ndihmë për një nivel tjetër, ndihmë nga ekspertët e fushës”, thotë një burim.

    Gjithçka ndodhi pas tekstit të Shakirës, e cila i goditi Piquen dhe të dashurën e tij të re përmes një teksti muzikor: “E ndërrove Ferrarin me një Twingo, e ndërrove një Rolex me një Casio”.

    E ndërkohë, Pique është munduar të ironizojë duke shkuar në punë me një veturë të tipit Twingo.

    Së fundmi, ish-futbollisti i njohur e postoi një fotografi të tij me të dashurën e re në rrjetin social, Instagram.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.