Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vdekja e mistershme e volejbollistes në Turqi
    Ballina-2

    Vdekja e mistershme e volejbollistes në Turqi

    14/04/2023 09:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Autoritetet turke urdhëruan autopsinë e trupit dhe konfiskuan telefonin për të gjurmuar personin me të cilin foli para vdekjes volejbollistja e vdekur në mënyrë tragjike Julia Ituma (18 vjeç), njoftojnë mediat italiane.

    Një tragjedi e madhe tronditi dje sportin italian pasi u konfirmua lajmi për vdekjen e një prej volejbollisteve më të talentuara në botë, Julia Ituma (18).

    Ituma luajti me ekipin e saj, Novarën, në Stamboll, ku rival në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ishte Eczacibasi nga Turqia. Mirëpo, pak orë pas duelit më të rëndësishëm të karrierës së saj, mbërriti lajmi tronditës se ajo kishte vdekur pasi u rrëzua nga dritarja.

    Shkaqet që çuan në rënien janë ende të paqarta, por pas pamjeve të kamerave dyshohet për vetëvrasje.

    Siç shihet në video, pak para se të ndodhte incidenti, vajza ishte duke ecur në korridorin para dhomës së hotelit dhe duke folur në telefon, më pas u ul dhe qau, e në fund hyri në dhomë dhe më pas u gjet e vdekur përballë hotelit.

    Mesa duket telefonatat në mes të natës e kanë shqetësuar dhe vdekja e Julias tronditi mbarë botën sportive, ndërsa shkaqet po hetohen nga autoritetet turke.

    “Është çështje e saj private, ka qenë në telefon vonë natën. Duhet të ketë pasur telefonata të rëndësishme, por me kë nuk e dimë”, ka thënë menaxheri i saj.

    Para se trupi i Julias të kthehet në Itali, autoritetet turke do të duhet të bëjnë autopsinë, e planifikuar për sot [e premte], ndërsa volejbollistes i është konfiskuar telefoni, që hetuesit shpresojnë të gjejnë përgjigje në pyetjet – kush ishte në telefon me Julian dhe pse u mërzit deri në atë masë sa shkoi drejt vdekjes.

    TË LIDHURA

    Amir nuk je i thirrur për këshilla, puna jote është fusha, duaje Kosovën, duaj Dardanët dhe gazetarët ashtu siç të duan ata ty, ndryshe mund ta përmendim Maqedoninë

    24/06/2025 14:00

    Atletico eliminohet në fazën e grupeve të Kupës së Botës, PSG dhe Botafogo avancojnë tutje

    23/06/2025 23:06

    Trajneri konfirmon qëndrimin e Dellovës tek CSKA Sofja

    23/06/2025 22:46

    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

    23/06/2025 20:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.