Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Italisë, Salvatore (Toto) Schillaci, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.
Skilaci fitoi zemrat e italianëve, duke u shpallur si golashënuesi më i mirë i Botërorit 1990, ka shkruar BBC.
Toto pati shënuar 6 gola për të fituar Këpucën e Artë, ndonëse Italia ishte eliminuar në finale. Yll italian pati luajtur 16 ndeshje për vendin e tij, duke i shënuar 7 gola. Karrierën e pati nisur në Messina.
Ai ishte prekur nga një sëmundje e rëndë, derisa pas vetes ka lënë tri vajza.