Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vdes ish-skiatori i njohur, nuk dihen rrethanat e vdekjes
    Ballina-2

    Vdes ish-skiatori i njohur, nuk dihen rrethanat e vdekjes

    10/03/2023 21:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare ish-kërcyesi i skive Antonin Hajek.

    Ai ishte zhdukur prej muajsh. Këtë e ka bërë të ditur Shoqata Çeke e Skive pa dhënë detaje të tjera. Hajek ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij në tetor të vitit 2022 dhe që atëherë nuk është paraqitur më.

    “Ish-kërcyesi i shkëlqyer i skive, rekordmeni çek dhe trajneri kombëtar Antonin Hajek ka vdekur. Jeta e tij përfundoi në moshën e hershme 36-vjeçare”, thuhet nga shoqata.

    Në tetor të vitit të kaluar, pati spekulime se zhdukja e tij mund të kishte të bënte me një dramë romantike. Gazeta “Sport” raportoi se Hajek ishte ndarë nga gruaja pak më parë.

    Arsyeja mësohet se ka qenë në një lidhje me një tjetër kërcyese çeke. Thashethemet se ai më pas iku në Malajzi nuk janë konfirmuar kurrë.

    Nuk dihen rrethanat e vdekjes. Hajek është rekordmeni kombëtar në Çeki me 236 metra.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.