Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vdes trajneri serb, Sinisha Mihajloviq
    Ballina-2

    Vdes trajneri serb, Sinisha Mihajloviq

    16/12/2022 16:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti serbe, Sinisha Mihajloviq ka vdekur sot në moshën 53 vjeçare.

    Mihajloviq ka lindur më 20 shkurt 1969 në Vukovar. Ai u rrit në Borovën lokale, ku u bë futbollist profesionist në vitin 1986.

    Dy vjet më vonë ai u transferua në Vojvodina të Novi Sadit dhe në vitin 1990 arriti në Crvena Zvezda, me të cilën u bë kampion i Evropës dhe Botës, transmeton Gazeta Sport.

    Pas dy sezonesh në Zvezdë, ai u transferua në Itali, ku fitoi statusin e një prej mbrojtësve më të mirë në Serie A në fanellën e Romës, Sampdorias, Lacios dhe Interit.

    Ish-trajneri i Milanit dhe shumë skuadrave të tjera në Itali bëri me dije në korrik 2019 se kishte zbuluar se vuante nga sëmundja e leukemisë. /Gazeta Sport/

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.