Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Veç fitorja në Prishtinë na kryen punë”, futbollisti slloven optimist para lojës me Kosovën
    Ballina-1

    “Veç fitorja në Prishtinë na kryen punë”, futbollisti slloven optimist para lojës me Kosovën

    08/10/2025 12:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sllovenia nuk e ka nisur aspak mirë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.

    Sllovenët e kanë marrë veç një pikë në dy ndeshjet e para dhe ky fakt po i shqetëson ata tej mase.

    Prandaj, kjo Kombëtare do ta marrë rrugën drejt Prishtinës për t’i marrë tri pikë në duelin e së premtes ndaj Kosovës.

    Për këtë është i bindur edhe futbollisti slloven, Timi Max Elsnik, pasi ai është i vetëdijshëm se në të kundërtën do të shuhen krejt shpresat e tyre për një kualifikim eventual në Kupën e Botës.

    “Pa dyshim që ka më shumë presion, ndeshja e së premtes mund të vendosë shumë, kështu që duhet të fitojmë për t’u kthyer në luftë për dy vendet e para. Ndonjëherë presioni nuk është i keq, mund të ndikojë në reagimin tonë. Shpresoj që reagimi të jetë pozitiv. Duhet ta nxjerrim maksimumin nga loja. Duhet të fillojmë të mbledhim pikë. Besoj se do të kthehemi nga Kosova me tri pikë”, deklaroi futbollisti i Crvena Zvezdës në konferencë për shtyp sot.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të luhet këtë të premte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

    Pas Kosovës, Sllovenia do të përballet me Zvicrën pak ditë më pas, kurse Dardanët do të kenë punë me Suedinë, të cilën do ta vizitojnë të hënën e 13 tetorit. 

    TË LIDHURA

    Rashkaj: Kosova ka nivel për ta mposhtur Sllovakinë

    05/03/2026 19:55

    Llapi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    05/03/2026 16:56

    Kupa e Kosovës: Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale

    04/03/2026 16:00

    Melos Bajrami, i riu nga Kosova, që po e shtynë Vllazninë e Shkodrës drejt titullit

    04/03/2026 14:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.