Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vedat Muriqi me shifra të jashtëzakonshme në La Liga
    Ballina-1

    Vedat Muriqi me shifra të jashtëzakonshme në La Liga

    07/11/2022 18:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi po vazhdon me formë fantastike këtë edicion në kampionatin elitar spanjoll të futbollit.

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ka kontribuuar me një gol dhe një asistim në fitoren 0:2 të Mallorcas kundër Villarrealit të dielën në kuadër të 13-të në La Liga.

    Muriqi realizoi gol të bukur nga afërsia në minutën e 32-të, teksa asistoi në golin e dytë të shënuar nga Ndiaye 15 minuta para fundit.

    Sulmuesi i Kosovës, që në Spanjë ka marrë nofkën “Pirati”, ka shënuar 64 për qind të golave të Mallorcas në La Liga këtë sezon, bazuar në shifrat faqes prestigjioze për statistika “OptaJose”.

    64% – Vedat Muriqi 🇽🇰 has scored 64% of the RCD Mallorca’s goals in LaLiga this season (7/11), the highest percentage for a player in the competition this term. Pirate. pic.twitter.com/bDfBNfxkLc

    — OptaJose (@OptaJose) November 6, 2022

    Muriqi ka regjistruar shtatë gola nga 12 sa ka shënuar gjithsej ekipi ishullor.

    Kësisoj, Muriqi ka përqindjën më të lartë për një lojtar në kompeticion këtë sezon.

    28-vjeçari nga Prizreni u transferua te Mallorca në verën e këtij viti nga Lazio për 7.7 milionë euro.

    TË LIDHURA

    Rashkaj: Kosova ka nivel për ta mposhtur Sllovakinë

    05/03/2026 19:55

    Llapi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    05/03/2026 16:56

    Kupa e Kosovës: Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale

    04/03/2026 16:00

    Melos Bajrami, i riu nga Kosova, që po e shtynë Vllazninë e Shkodrës drejt titullit

    04/03/2026 14:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.