Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Veliu largohet nga Gaziantep, huazohet te skuadra nga Stambolli
    Ballina-2

    Veliu largohet nga Gaziantep, huazohet te skuadra nga Stambolli

    15/02/2023 17:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tërheqja e Gaziantep nga garat për shkak të tërmetit shkatërrues ka bërë që futbollisti kosovar, Valmir Veliu të huazohet në një skuadër tjetër.

    Sulmuesi nga Kosova i është bashkuar në formë huazimi skuadrës së Istanbulsporit deri në fund të edicionit.

    Kështu kanë raportuar mediat turke, duke konfirmuar transferimin në formë huazimi të Veliut.

    “Pas Mirza Cihanit, në skuadrën nga Stambolli shkoi edhe lojtari kosovar i Gaziantep, Valmir Veliu. Ai u huazua te Istanbulspori” – shkruan “Gazianteppusula.com”, transmeton Demokracia.com.

    Istanbulspori pozicionohet në vendin e 18-të në Superligën e Turqisë dhe po lufton për mbijetesë.

    Veliu tek Istanbulspori do t’i bashkohet edhe disa lojtarëve të tjerë shqiptarë. Bëhet fjalë për Valon Ethemin, Jetmir Topallin, Florian Loshajn, Eduart Rrocën dhe Sidrit Gurin.

    22-vjeçari iu bashkua verën e vitit të kaluar skuadrës së Gaziantep nga Llapi.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.