Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vëllai i Messit e “godet” ashpër Barcelonën: Katalunasit janë tradhtarë!
    Ballina-2

    Vëllai i Messit e “godet” ashpër Barcelonën: Katalunasit janë tradhtarë!

    09/02/2023 15:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vëllai i Lionel Messit, Matias ka thënë se superylli i futbollit nuk do të kthehet te Barcelona nëse Joan Laporta mbetet president.

    Argjentinasi kaloi dy dekada te Blaugranët duke nisur nga Akademia e të rinjve në vitin 2000 për të përfunduar me një largim në verën e vitit 2021 pas një kaosi financiar që e detyroi atë të largohej me parametrat zero drejt Paris Saint-Germainit.

    Barca vazhdoi të kishte probleme financiare, ndërkohë që Laporta, i cili u rikthye në postin e presidentit, nuk kishte arritur ta bindë 35-vjeçari të qëndronte në “Camp Nou”.

    Messi është lidhur vazhdimisht me një rikthim në La Liga, për më shumë në fund të sezonit atij i skadon kontrata me PSG-në dhe akoma nuk ka marrëveshje për rinovim.

    Duke folur në kanalin e djalit të tij në Twitch, Matias Messi ka thënë: “E kam një pjesë të shkëputur të Sport, ku thuhet: ‘Messi duhet të rikthehet te Barcelona’ dhe nën të e kam vendosur: ‘Hahaha’. Nuk do të kthehemi te Barcelona dhe nëse kthehemi, do të bëjmë një spastrim, duke hequr, në mes të tjerëve, Joan Laportan, i cili është jo falënderues për gjithë atë që ka bërë Messi për Barcelonën”.

    “Njerëzit (në Barcelonë) nuk e kanë mbështetur atë. Njerëzit është dashur të dalin jashtë të protestojnë apo diçka, ta largonin Laportan dhe Messi të qëndronte. Katalunasit janë tradhtarë”.

    Tutje, vëllai i Messit ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme duke thënë se Barca është bërë e njohur globalisht për shkak të kontributit të argjentinasit në klubin, të cilit mes tjerash i ndihmoi t’i fitonte 10 tituj të La Ligas dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.

    “Barcelona filloi të njihej globalisht për shkak të Messit, më përpara njerëzit e njihnin vetëm Madridin”, ka deklaruar Matias.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.